Mbi bankinën e Mauricio Sarrit ka rënë një tërmet i vërtetë

Futboll

Mbi bankinën e Mauricio Sarrit ka rënë një tërmet i vërtetë

Më: 19 korrik 2020 Në ora: 11:55
Mbi bankinën e Mauricio Sarrit ka rënë një tërmet i vërtetë

Mbi bankinën e Mauricio Sarrit ka rënë një tërmet i vërtetë dhe ai nuk pritet që të pushojë lehtë.

Madje, për të kuptuar dëmet që do të shkaktojë duhet pritur mesnata e të hënës, kur Juventusi dhe Lacio të kenë dëgjuar vërshëllimën e trefishtë.

Sepse siç raporton dje media italiane në kor, 61- vjeçari ka marrë ultimatumin nga drejtuesit e skuadrës së tij:

“Nëse nuk mund Lacion, shkarkohesh!”

Në shtëpinë bardhezi nuk fryn aspak një erë pozitive dhe shkaktare për këtë janë bërë 2 pikët e lëna me Sasuolon, për më tepër pasi në 12 minutat e para Juventusi kishte shkuar edhe në avantazh të dyfishtë.

Pas kësaj ndalese të radhës panorama u bë shumë e rrezikshme, sepse Interi është afruar me 6 pikë dhe një tjetër ndalesë, qoftë edhe një barazim, do të shtonte shumë presin në radhët e kampionëve në fuqi të Serisë A.

Nëse presidenti Andrea Angeli arriti ti falë humbjen e Superkupës së Italisë në fillim të sezonit, apo edhe Kupën e Italisë kundër Napolit, mosfitimi i titullit kampion do të ishte i patolerueshëm, duke parë edhe se jo vetëm numri një i klubit, por ndoshta edhe pak kush në grupin e futbollistëve të Juventusit mendojnë se me lojën që po bëjnë deri tani, do të mund të jenë në gjendje për të rivalizuar për fitimin e Ligës së Kampioneve, për më tepër që për t’u kualifikuar në çerekfinale, duhet pikësëpari të përmbysin një disavantazh 1-0 ndaj Lionit, më datë 7 gusht. Prandaj, dueli për titull i të hënës në orën 21:45 është jetik për fatin e Mauricio Sarrit.

Kjo ndeshje do tregojë nëse vërtet 61-vjeçari është i denjë për të provuar që të qëndrojë edhe një tjetër vit në Torino dhe të korrigjojë gjërat që nuk shkuan mirë sivjet, por në të njëjtën kohë për të parë nëse edhe grupi i lojtarëve është ende me Sarrin, apo nuk e ndjek më.

Prandaj, të gjitha këto jehonë dhe nëse tërmeti i shpërthyer në Torino do ta lërë të paprekur pankinën e trajnerit aktual, do të mësohet në “Allianz Stadium”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat