Sarri: Sulmuesit duhet të bëjnë punën e tyre

Futboll

Sarri: Sulmuesit duhet të bëjnë punën e tyre

Më: 19 korrik 2020 Në ora: 18:23
Sarri: Sulmuesit duhet të bëjnë punën e tyre

Mauricio Sarri e pranon se Lacio ka bërë një sezon impresionues, ndërsa ndalet edhe tek sulmuesit e skuadrës së tij ku thotë se ato duhet të bëjnë punën e tyre. Sarri foli në konferencën për shtyp para ndeshjes me Lacion.

“Lacio ka bërë një sezon impresionues dhe provuan se janë një skuadër e madhe. Ata mund të të shkaktojnë mjaft probleme nëse i ke si kundërshtar”. Sarri konfimoi mungesën e mbrojtësit Kelini ndërsa në dyshim janë edhe tre lojtarë të tjerë. “Bentakur, De Ligt dhe Bonuçi janë stërvitur të indiferencuar. Kelini duhet të qëndrojë jashtë edhe për disa ditë. Në këtë moment duhet të jemi solid.

Nuk është e rëndësishme se kush luan në sulm por e rëndësishme që ata që luajnë ta bëjnë punën siç duhet dhe ta ndihmojnë skuadrën. Është çështja se kush i realizon më mirë detyrat për ekipin. Ata duhet ta bëjnë punën mirë dhe mos ta lënë mbrojtjen të ekspozuar nga sulmet e kundërshtarit”. Më pas Sarri u pyet edhe për pozicionin e tij që është në dyshim tek Juventusi. “A e keni pyetur ndonjëherë nëse një pilot i Formula 1 ka frikë nga shpejtësia? Është pjesë e punës, shkon mirë nëse fiton dhe shkon keq nëse humbet.

Kam një kontratë dhe dua ta respektoj. Ishte një situatë ndryshe tek Çelsi. Më pëlqeu ideja të shkoja në Londër, por verën e kaluar doja shumë të kthehesha në Itali”, përfundoi Sarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat