Zyrtare: Watford shkarkon trajnerin

Futboll

Zyrtare: Watford shkarkon trajnerin

Më: 19 korrik 2020 Në ora: 21:47
Ilustrim

Watford ka vendosur të ndajë rrugët me trajnerin Nigel Pearson, dy xhiro para fundit të sezonit.

Edhe pse janë në një pozitë aspak të favorshme dhe kanë mbetur vetëm dy xhiro deri në përfundim të sezonit në Premierligë, drejtuesit e Watford kanë vendosur të shkarkojnë trajnerin Nigel Pearson, shkruan lajmi.net.

Në një komunikatë të lëshuar nga klubi, është bërë e ditur se Pearson ka lënë klubin.

“Watford konfirmon se Nigel Pearson ka lënë klubin me efekt të menjëhershëm”, thuhet në komunikatë.

“Hayden Mullins, me Graham Stack si asistent të tij, do të marrin drejtimin e skuadrës për kohë të përkohshme, në dy ndeshjet finale të sezonit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat