Conte i frustruar me kalendarin në Serie A: Inter gjithmonë ka më pak pushim

Futboll

Conte i frustruar me kalendarin në Serie A: Inter gjithmonë ka më pak pushim

Më: 20 korrik 2020 Në ora: 12:08
Antonio Conte

Antonio Conte ka mbetur i nervozuar me kalendarin e Serie A.

Inter mbrëmë ka luajtur një ndeshje të vështirë dhe me rëndësi të madhe, kundër skuadrës së Romës.

Ndeshja u mbyll pa fitues, me të dy skuadrat që shënuan nga dy gola. Pas ndeshjes, telashet për Antonio Conte ishin të tjera.

Trajneri italian është shprehur i nervozuar për kalendarin që Interit i jep më pak pushim.

“Dua që njerëzit të shohin ndeshjet e mbetura të Inter. Kalendari ynë është i çmendur dhe i përpiluar për të na hapur telashe”, ka thënë Conte.

“Ne gjithmonë luajmë vonë, kurse skuadrat me të cilat përballemi kanë një ditë më shumë pushimi krahasuar me ne. Këto janë fakte”, shtoi italiani.

“Disa skuadra kanë pesë ditë pushimi. Ne luajmë vonë si mysafirë, dhe ndoshta kthehemi në shtëpi në orën 4 të mëngjesit”, ka thënë mes tjerash ish trajneri i Chelsea.

Inter tashmë e ka praktikisht të sigurt kualifikimin në Ligën e Kampionëve, duke qëndruar në pozitën e dytë me pesë pikë më pak sesa Juventusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat