Liverpool, Milan apo Leipzig? Rashica do t’i bashkohet këtij klubi!

Futboll

Liverpool, Milan apo Leipzig? Rashica do t’i bashkohet këtij klubi!

Më: 20 korrik 2020 Në ora: 15:17
Milot Rashica

Ylli nga Kosova ka arritur marrëveshje personale me klubin gjerman, mbetet të merren vesh edhe klubet për 24 vjeçarin

Milot Rashica pritet ta vazhdojë karrierën në Bundesligën gjermane.

Rashica do të largohet nga Werder Bremeni për t’iu bashkuar një klubi tjetër gjerman.

Bëhet fjalë për Leipzigun, me të cilin thuhet se 24 vjeçari ka arritur marrëveshje personale.

Tash pritet të merren vesh edhe klubet për ta bërë të mundur transferimin e përfaqësuesit kosovar.

Leipzigu duhet t’i bëjë gati 30 milionë euro për blerjen e Rashicës.

Ndërkohë, futbollistin kosovar e duan edhe klubet tjera gjermane, Borussia Dortmund e Hertha Berlin.

Në Itali, atë më së shumti e pëlqen Milani, por nuk mbeten shumë prapa as Napoli e Lazio.

Kurse, në Angli Rashicën e vëzhgojnë Liverpooli, Aston Villa, West Hami dhe Wolverhamptoni.

Vushtrriasi ka kontratë me Werderin deri në vitin 2022.

Ish-futbollisti i Vushtrrisë dhe Vitesses i ka realizuar 11 gola dhe i ka bërë 8 asistime këtë sezon me ekipin gjerman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat