Chelsea rivalizon Interin e Juventusin për Robin Gosens

Futboll

Chelsea rivalizon Interin e Juventusin për Robin Gosens

Më: 20 korrik 2020 Në ora: 21:44
Lampard dhe Robin Gosens

Chelsea është duke rivalizuar Interin dhe Juventusin për transferimin e mbrojtësit të Atalantas, Robin Gosens.

Lojtari 26-vjeçar ka kaluar nëpër formë të lartë në këtë edicion, duke shënuar dhjetë gola dhe ka bërë tetë asistime në 38 paraqitje për skuadrën italiane në të gjitha garat.

Ai ishte transferuar te Atalanta nga Heracles Almelo për një milion euro në vitin 2017, ndërsa kartoni i tij tani është i vlefshëm 30 milionë.

Gosens mund të luajë në qendër të mbrojtës, por në këtë edicion si mbrojtës i majtë ka shpërthyer te Atalanta.

Chelsea ëhstë duke vuajtur për mbrojtës krahu, andaj holandezo-gjermani ka përfunduar në radarin e tyre së fundmi.

Për he Blues do të jetë e vështirë, shkaku që edhe Interi e Juventusi ka kohë që e duna transferimin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat