Futbolli në Kroaci u kthehet stadiumeve boshe

Futboll

Futbolli në Kroaci u kthehet stadiumeve boshe

Më: 20 korrik 2020 Në ora: 23:34
Foto ilustrim

Federata e Futbollit e Kroacisë e ndryshoi politikën që lejonte tifozët në lojëra dhe tha se do ta përfundojë sezonin me stadiume boshe.

Federata tha se vendimi pason një "rritje të konsiderueshme" të numrit të të infektuarve me koronavirus.

Disa spektatorë janë lejuar në ngjarjet sportive në Kroaci qysh në mes të qershorit, përfshirë lojërat e futbollit dhe një turne tenisi.

Të hënën, Kroacia, vend me 4 milionë banorë, ka raportuar në total 122 viktima nga koronavirusi dhe 4,370 raste pozitive.

Liga e kategorisë më të lartë të burrave, e fituar nga Dinamo Zagreb, luan edhe një raund të shtunën, ndërsa finalja e Kupës Kombëtare mbahet më 1 gusht.

Kufizimi për stadiume boshe vlen edhe për garat e grave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat