Fortuna Dusseldorfi interesohet për mbrojtësin e Kosovës

Futboll

Fortuna Dusseldorfi interesohet për mbrojtësin e Kosovës

Më: 21 korrik 2020 Në ora: 00:38
Fortuna Dusseldorf

Në Fortuna Dusseldorf do të ketë ndryshime rrënjësore gjatë afatit kalimtar veror, pas rënies nga Bundesliga.

Prioritet do të jetë mbrojtja, e cila aktualisht është shumë e dobët.

Siç raporton “Kicker”, Fortuna Dusseldorf ka shprehur interesim për transferimin e Leart Paqaradës.

Mbrojtësi prishtinas është momentalisht pa skuadër pasi nuk vendosi të rinovojë me Sandhausenin.

Kështu që gjasat janë që Paqarada ta vazhdojë karrierën te skuadra nga Dyseldorfi.

Ndryshe, futbollisti i Kosovës ishte ndër më të mirët te Sandhauseni edicionin e kaluar, derisa në këtë skuadër ka luajtur në 152 ndeshje për gjashtë vite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat