Sot luhet ndeshja e parë e javës së 32-të në Superligë, Drita kundër Drenicës

Futboll

Sot luhet ndeshja e parë e javës së 32-të në Superligë, Drita kundër Drenicës

Më: 21 korrik 2020 Në ora: 10:26
Sot luhet ndeshja e parë e javës së 32-të në Superligë, Drita kundër Drenicës

Takimi hapës i xhiros së 32-të në Superligën e Kosovës, do të luhet në Gjilan.

Lideri i elitës, Drita sot do të përballet me Drenicën, ekipi gjilans synon fitoren për të prekur titullin, kurse skuadra nga Skënderaji kërkon triumfin për të siguruar mbijetesën.

Drita renditet në vendin e parë me 65 pikë, ndërsa Drenica në të tetin me 41 sosh.

Kujtojmë që gjatë ditës së djeshme, tek Drenica janë konfirmuar edhe dy lojtarë të cilët janë prekur me koronavirus.

Takimi i sotëm do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gjilan, me fillim nga ora 17:00

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat