Ronaldo tregohet modest

Futboll

Ronaldo tregohet modest

Më: 21 korrik 2020 Në ora: 12:05
Ronaldo tregohet modest

Cristiano Ronaldo i ka etiketuar si të këndshme rekordet e tij, por ka theksuar se më shumë rëndësi kishte fitorja (2-1) ndaj Lazios në Serie A.

Superylli i Juventusit i shënoi dy gola në fitoren ndaj Biancocelestëve duke prekur një sërë rekordesh të reja në karrierën e tij të jashtëzakonshme.

Ai u bë lojtari i vetëm që shënon 50 gola në tri ligat më të forta evropiane – Liga Premier, La Liga dhe Serie A. Në epokën e re (tri pikë për një fitore), CR7 është lojtari që e ka arritur më shpejt këtë shifër – për 61 ndeshje, derisa Andriy Shevchenkos iu deshën 68 ndeshje me Milanin.

“Rekordet janë gjithmonë të rëndësishme, por me rëndësi është që skuadra të fitojë. Jemi ekip fenomenal dhe këtë e dëshmuam, megjithëse gjithmonë duam të përmirësohemi dhe ta ngremë nivelin”.

“Këto gjëra janë të këndshme, por titulli Capocannoniere (golashënuesi më i mirë) është një proces natyral që vjen si pasojë e shënimit të golave për t’i fituar ndeshjet për skuadrën”, ka deklaruar Ronaldo për Sky Sport Italia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat