Chelsea do të transferojë një portier

Futboll

Chelsea do të transferojë një portier

Më: 21 korrik 2020 Në ora: 14:38
Chelsea do të transferojë një portier

Chelsea planifikon të transferojë një portier gjatë afatit kalimtar veror, pavarësisht se a do të gjejë apo jo blerës për Kepa Arrizabalaga – raporton Daily Mail.

Trajneri Frank Lampard nuk është i bindur nga paraqitjet e portierit aktual, prandaj e dëshiron dikë tjetër në portë.

Megjithatë, plani fillestar ishte shitja e Kepas, për të cilin Blutë kanë paguar 71 milionë euro kur e transferuan nga Athletic Bilbao në vitin 2018.

Por, klubi anglez e ka të vështirë të gjejë blerës, kështu që huazimi duket një opsion më i realizueshëm.

Sidoqoftë, Chelsea e ka në plan ta transferojë një portieri, pavarësisht se çfarë do të ndodhë me Arrizabalagan. Jan Oblak, Dean Henderson e Andre Onana, janë disa prej opsioneve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat