Aro Muric merr vendim të ardhmen e tij, Manchester City nuk pajtohet me të

Futboll

Aro Muric merr vendim të ardhmen e tij, Manchester City nuk pajtohet me të

Më: 21 korrik 2020 Në ora: 15:44
Arijanet Muric

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muric, thuhet se ka kërkuar largimin nga Manchester City.

Arijanet Muric ishte i huazuar nga Manchester City te Nottingham Forest në sezonin e fundit, teksa marrëveshja e huazimit tashmë ka skaduar.

Sipas burimeve të gazetarit shqiptar, Arlind Sadikut, 21 vjeçari nuk e dëshiron rikthimi në ‘Etihad’, por klubi nuk e mendon shitjen e tij.

“Ndonëse ende nuk ka përfunduar sezoni në Championship, portieri i Kosovës Aro Muric është larguar nga Nottingham Forrest, ngase i ka skaduar kontrata e huazimit nga Manchester City. Sipas burimeve të mia, Muric dëshiron të largohet nga Manchester City, por këta të fundit nuk janë të interesuar ta shesin, por ta huazojnë në një klub tjetër. 21 vjeçari ka kontratë me ‘Citizens’ deri në vitin qershor 2024. Oferta për transferimin e Muric ka nga skuadra angleze, franceze e italiane. Në këtë edicion, portieri kosovar ka luajtur vetëm 5 ndeshje me Nottingham Forrest” – ka shkruar Sadiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat