Conte: Interi duhet të shikojë Juventusin

Futboll

Conte: Interi duhet të shikojë Juventusin

Më: 21 korrik 2020 Në ora: 21:33
Antonio Conte

Antonio Conte e ka pranuar se Interi duhet të shikojë Juventusin nëse dëshiron t’i rivalizojë për titullin e Serie A.

Nerazzurët tashmë e kanë siguruar një vend në Ligën e Kampionëve për edicionin e ri, mirëpo kanë shkuar dhjetë vite pa e fituar Scudetton.

“Mendoj se kualifikimi në Ligën e Kampionëve është shumë i rëndësishëm për një klub si Interi”, ka thënë Conte për Inter TV.

“Që kur filloi sezoni, ne kemi qenë në top katërshe. Këtu duhet të ketë vendin një klub me prestigj si Interi”.

“Por, aktualisht, ne duhet të shikojmë nga Juventusi, një klub që e ka dominuar ligën që nëntë vite me radhë”.

“Ata janë ende më të mirë dhe kjo nuk do të ndryshojë për një kohë, nëse nuk ndërhyjmë që të zhvillohemi më shumë”, ka shtuar më tej Conte.

Strategu italian me këtë deklaratë i ka dërguar mesazh bordit të Interit se në këtë verë duhen edhe disa transferime për të rivalizuar Zonjën e Vjetër për titull. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat