As Juventus e as Inter/ Atalanta thyen rekordin historik në kampionatin italian

Futboll

As Juventus e as Inter/ Atalanta thyen rekordin historik në kampionatin italian

Më: 21 korrik 2020 Në ora: 22:36
Atalanta

Skuadra e Piere Gasperinit, që ka mahnitur me lojën e bukur këtë sezon, ka thyer rekordin e golave në Serie A.

Goli i shënuar në përballjen ndaj Bolognas, ishte i 95-ti këtë sezon në Serie A.

Ky numër i golave i arritur nga Atalanta, është një rekord për elitën e futbollit italian.

Kur kanë mbetur edhe tri ndeshje deri në përfundim të Serie A, Atalanta ka mundësi të rrisë rekordin e tyre.

Momentalisht Atalanta ndodhet në vendin e dytë, pas Juventusit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat