Sot luhen pesë ndeshje në Superligë, vëmendja në ndeshjen Gjilani - Ballkani

Futboll

Sot luhen pesë ndeshje në Superligë, vëmendja në ndeshjen Gjilani - Ballkani

Më: 22 korrik 2020 Në ora: 10:39
Ilustrim

Sot në xhiron e 32-të në Superligën e Kosovës, do të zhvillohen pesë ndeshje.

Vëmendja kryesore do të jetë në Gjilan, ku edhe do të luhet kryendeshja e kësaj jave, Gjilani do të jetë nikoqir i Ballkanit.

Të dyja skuadrat do të kërkojnë fitore, ndryshe barazimi do ta bënte kampion skuadrën tjetër nga Gjilani, Dritën.

Takim interesant do të jetë edhe në kryeqytet, ku Prishtina do të luaj ndaj rivalit lokal Flamurtarit.

Trepça ’89 do të jetë mysafire e kampionit në fuqi Feronikelit, ndërsa Llapi do të luajë ndaj Ferizajit dhe Dukagjini ndaj Vushtrrisë.

Të gjitha takimet do të zhvillohen nga ora 17:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat