Messi kap shifrën e frikshme

Futboll

Messi kap shifrën e frikshme

Më: 22 korrik 2020 Në ora: 13:12
Messi kap shifrën e frikshme

Që nga koha kur La Liga rinisi rrugëtimin e saj më 13 qershor, Lionel Messi nuk u ndal kurrë së bëri atë që di të bëjë më mirë: të shënojë gola dhe të japë asiste. Në këtë periudhë të shkurtër postpandemisë, sulmuesi argjentinas shënoi 6 gola duke u kurorëzuar si golashënuesi më i mirë i kampionatit me 25 në total dhe të japë 9 asiste për të arritur 21 gjatë gjithë sezonit.

Edhe në këtë aspekt sulmuesi i Barcelonës theu rekordin e Ksavit, i cili ishte 20 asiste në sezon. Barcelona nuk fitoi tituj, por ai nuk ndalet. Aspekti i tij sulmues është i frikëm dhe impresionues sepse në karrierë ka arritur që të kalojë barrierën 1000 gola, mes atyre të shënuar dhe asisteve. Duke llogaritur shifrat e tij me Barcelonën dhe me Argjentinën rezulton se kapiteni i Barcelonës ka marrë pjesë në 1001 gola.

Leo ka shënuar 703 gola dhe ka dhënë 298 asiste. Në këtë mënyrë bëhet lojtari i parë i kohës moderne që ka siguruar diçka të tillë. Ronaldo është në rrugën e duhur, por për momentin është ndalur në 966 (732 gola dhe 234 asiste).

Nuk është rastësi. Leo Mesi është një gjeni dhe nga sezoni në sezon vazhdon të surprizojë. Nuk lodhet kurrë së fituari dhe për këtë arsye e ngre zërin që Barcelona të përmirësohet dhe ai të fitojë sa më shumë trofe si në Spanjë ashtu edhe në Europë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat