“Bomba” nga Franca

Futboll

“Bomba” nga Franca

Më: 22 korrik 2020 Në ora: 14:55
“Bomba” nga Franca

Laurent Blanc është favoriti kryesor për të marrë drejtimin e Barcelonës, është ky lajmi i bujshëm që publikojnë mediet franceze. 

Sipas gazetës prestigjoze L’Equipe mund të jetë pikërisht ish-tekniku i Paris Saint Germain Laurent Blanc i cili është i papunë që prej vitit 2016-të si kandidati kryesor për të pasuar Quique Setien i cili me shumë gjasa do të shkarkohet në ditët e ardhshme.

Prej disa muajsh agjenti i Blanc është i famshmi Jorge Mendes i cili ja ka vetëofruar francezin edhe Valencias klub me të cilin ka marrëdhënie të shkëlqyera bashkëpunimi.

Përsa i përket Barcelonës, Blanc është i gatshëm të marrë drejtimin e klubit edhe për vetëm 1 sezon për të mos prishur planet e pasuesit të Josep Maria Bartomeut në zgjedhjet presidenciale që do të zhvillohen pas 1 viti.

Blanc e ka marrë tashmë aprovimin e drejtorit teknik Eric Abidal i cili e shikon si njeriun ideal për të zëvendësuar Setien.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat