Ibrahimovic i pasigurt për të ardhmen e vet: Disa gjëra s’mund t’i kontrollosh

Futboll

Ibrahimovic i pasigurt për të ardhmen e vet: Disa gjëra s’mund t’i kontrollosh

Më: 22 korrik 2020 Në ora: 18:21
Zlatan Ibrahimovic

Zlatan Ibrahimovic vazhdon të jetë i pasigurt për të ardhmen e vet në Milan, kur kanë mbetur vetëm edhe tri ndeshje deri në përfundim të sezonit.

Sulmuesi suedez, 38 vjeç, i shënoi dy gola duke i ndihmuar Milanit ta mundë 2:1 Sassuolon që luajti me 10 futbollistë gjithë pjesën e dytë të martë në Serie A.

Ibrahimovic ka kontratë me Milanin vetëm deri në përfundim të këtij sezoni, por nuk e di nëse do të jetë pjesë e tij edhe sezonin e ardhshëm.

Duke folur për media, i pavetëdijshëm në atë moment se trajnerit Stefano Piolit i ishte vazhduar kontrata, tha se nuk është i sigurt për të ardhmen e vet.

“I kam edhe tri ndeshje, 10 ditë kanë mbetur, askush nuk më ka thënë asgjë dhe nuk pres asgjë”, tha Ibrahimovic.

“Ka gjëra të cilat nuk mund t’i kontrollojmë, por m’u duk e çuditshme. Ne po luajmë shumë mirë”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat