Sarri thotë se gara për titull në Serie A është ende e hapur

Futboll

Sarri thotë se gara për titull në Serie A është ende e hapur

Më: 22 korrik 2020 Në ora: 18:34
Maurizio Sarri

Maurizio Sarri ka riktheksuar se termi “pothuajse” është siguruar titulli i nëntë më radhë i Serie A është i pakuptimtë, duke u përpjekur të përqendrohet në udhëtimin drejt Udineses.

Juventus i janë afruar titullit të radhës në Serie A, dhe një dështim i Interit përballë Fiorentinës sonte, mund të bëjë që Bianconerët me fitore kundër Udineses, të shpallën kampion të Italisë.

“Unë jam njëri i sportit, që do të thotë se “pothuajse” (afër titullit) është e pakuptimtë”, ka deklaruar Sarri.

“Ne e dimë që duhet të marrim katër pikë, gjë që është e vështirë për momentin. Ne duhet të përqendrohemi në njërën ndeshje, të mendojmë për Udinesen, pastaj për Sampdorian”.

Juventus pas 34 xhirosh ka grumbulluar 80 pikë, gjashtë më shumë se Atalanta e vendit të dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat