Legjenda nuk vdes kurrë, “Dardanët” e kujtojnë Fadil Vokrrin

Futboll

Legjenda nuk vdes kurrë, “Dardanët” e kujtojnë Fadil Vokrrin

Më: 23 korrik 2020 Në ora: 11:45
Legjenda nuk vdes kurrë, “Dardanët” e kujtojnë Fadil Vokrrin

Tifozët e Kosovës “Dardanët” e kanë kujtuar sot legjendën e futbollit kosovar, Fadil Vokrri, i cili kishte ndërruar jetë dy vjet më parë.

“Dardanët” ia kanë dedikuar një super-video emocionuese futbollistit më të mirë në histori të Kosovës dhe ish-kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, në datën e lindjes së të ndjerit.

“FADIL VOKRRI 23.07.1960 – 09.06.2018. Legjenda nuk vdes kurrë. Ai është inspirimi ynë.

Ai është udhërrëfyesi ynë. Ai është Fadil Vokrri. Përgjithmonë në zemrat dhe kujtimet tona”, kanë shkruar “Dardanët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat