Nuk ka qetësi

Futboll

Nuk ka qetësi

Më: 23 korrik 2020 Në ora: 12:37
Nuk ka qetësi

Vetëm pak ditë pasi konfirmoi 6 raste me Koronavirus në skuadër, situata te Dinamo e Bukureshtit tani është përkeqësuar.

Së fundmi klubi rumun ka konfirmuar plot 19 raste pozitive me virus, mes lojtarëve dhe stafit teknik.

Në këtë rast është anuluar përsëri ndeshja me Çindian, e cila shtyhet për herë të dytë, pasi në fillim ishte planifikuar të luhej 1 muaj më parë, por rastet e para në skuadër bënë që ndeshja të mos zhvillohej.

Tashmë me 19 rastet e fundit, situata është përkeqësuar më shumë te klubi rumun dhe rrezikohet kampionati, duke parë që edhe Rumania kohët e fundit ka pasur një numër në rritje të prekurish me Koronavirus dhe rreziku është i lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat