Ibra: Nuk kam konkurencë

Futboll

Ibra: Nuk kam konkurencë

Më: 23 korrik 2020 Në ora: 13:42
Ibra: Nuk kam konkurencë

Në Reggio Emilia kundër Sassuolo për Milan ishte një mbrëmje e veçantë për tu kujtuar e cila sigurisht shënoi një fillim të ri.

Nga Ibrahimoviç i cili çoi skuadrën drejt fitores deri në konfirmimin e papritur të Piolit në stolin e kuqezinjëve.

Një natë e veçantë mbi të gjitha për suedezin i cili është rikthyer në Milan dhe ka transformuar ambjentin me kurajon e tij në fushë dhe me ironinë e tij të zakonshme të përzier me arrogancën.

Tani në listën e gjatë të frazave unike të thëna nga Zlatan i shtohet një tjetër që befasoi të gjithë kuqezinjtë në dhomën e zhveshjes.

Ibrahimoviç fraza shokuese për shokët e skuadrës

Pasi mori medaljen dhe fanellën nga Paolo Malidni për 100 ndeshjet e tij për kuqezinjtë Ibra bëri shaka në mënyrën e tij me shokët e skuadrës por që shokoi të gjithë: ‘Faleminderit të gjithëve por merita është e juaja sepse nuk kam konkurencë’. Një fazë që i’u ngriu ‘buzëqeshjen në buzë’ të gjithë kolegëve të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat