Juventus sonte mund të rikonfirmojë titullin kampion

Futboll

Juventus sonte mund të rikonfirmojë titullin kampion

Më: 23 korrik 2020 Në ora: 14:53
Juventus sonte mund të rikonfirmojë titullin kampion

Skuadra e Juventusit sonte mund të rikonfirmojë titullin kampion në Serie A. Pas barazimit pa gola të të Interit me Fiorentinën, “bianconerët” kanë mundësinë e parë ta sigurojnë matematikisht “skudeton”.

Sonte “Zonja e Vjetër” është mysafire e Udineses, që lufton për mbijetesë, pasi që me dy disfata në tre ndeshjet e fundit është shumë pran zonës së rrezikut.

Ndërkohë skuadra mysafire që do të drejtohet nga Dibala dhe Ronaldo, me fitore do të festojë titullin e nëntë të njëpasnjëshëm të kampionit në Serie A. Përballja Udineze – Juventus, nis në orën 19:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat