Frymëmarrje për Conten

Futboll

Frymëmarrje për Conten

Më: 23 korrik 2020 Në ora: 15:14
Frymëmarrje për Conten

Mbrojtësi holandez Stefan De Vrij trembi zikaltrit dje në sfidën Inter-Fiorentina, pasi kërkoi zëvendësimin pas vetëm 21 minutash në fushë, ndërsa dyshimet e para ishin për një problem muskulor.

Megjithatë sot kanë ardhur lajme shumë të mira për trajnerin Antonio Conte, pasi bëhet fjalë vetëm për një shembje të lehtë dhe mbrojtësi holandez është stërvitur me skuadrën në pjesën më të madhe të kohës.

Gjasat janë që De Vrij të jetë në pankinë që në ndeshjen e radhës në transfertën ndaj Genoas, por synimi i Contes është ta ketë gati holandezin për sfidat e fundit të kampionatit ndaj Napolit e Atalantës dhe mbi të gjitha për përballjen me Getafen në Europa League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat