Sane u prezantua zyrtarisht

Futboll

Sane u prezantua zyrtarisht

Më: 23 korrik 2020 Në ora: 16:45
Sane u prezantua zyrtarisht

Lorey Sane u prezantua zyrtarisht për mediet në ambientet e klubit të Bayern Munchen. Ai u shoqërua në prezantim nga Kahn, Rummenigge dhe Salihamidzic.

Sulmuesi i afruar nga skuadra e Manchester City-t tregoi dhe momentet pikante të transferimit të tij.

“Personi që më ka acaruar më shumë ishte Joshua Kimmich. Ai më merrte çdo ditë në telefon duke më pyetur se kur do të firmosja me Bayernin. Të gjithë lojtarët janë munduar që të më bëjnë të ndihem mirë në Bavari.

“Të fitojmë Champions Leaguen është goxha e vështirë, por Bayerni e ka bërë disa herë. E bëra lëvizjen se doja të kaloja te një klub që mund të fitojë Champions Leaguen. Të shohim nëse do ta arrijmë në vitet e ardhshme. Skuadra është super dhe mund ta shohësh në fushë që çdo lojtar argëtohet, ishte zgjedhja e duhur për mua.

“Ishin të lira fanella me numër 7 dhe 10. Unë zgjodha të vesh fanellën me numër 10. Nuk kam aspak presion që të mbush hapësirën e lënë bosh nga Arjen Robben. Ende flej në hotel, shpresoj të gjej diçka komode në ditët në vazhdim”, – tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat