Çfarë i duhet Cristiano Ronaldos që të fitojë “Këpucën e Artë” si golashënuesi më i mirë në Evropë

Futboll

Çfarë i duhet Cristiano Ronaldos që të fitojë “Këpucën e Artë” si golashënuesi më i mirë në Evropë

Më: 23 korrik 2020 Në ora: 18:57
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo ka një sfidë të re para vetes, kur jemi duke shkuar drejt fundit të sezonit në Serie A.

Nëse ai shënon pesë gola në katër ndeshjet e fundit me Juventusin në kampionat, atëherë atij do t’i jepet çmimi i pestë i “Këpucës së Artë të Evropës”, si top shënues.

Robert Lewandowski aktualisht kryeson listën e golashënuesve më të mirë të Evropës me 34 gola, ndërsa Ronaldo ka shënuar 30 deri tani.

Nëse portugezi shënon katër gola dhe barazohet me numrin e golave të sulmuesit të Bayern Munich, atëherë çmimi nuk do të ndahet nga të dy lojtarët.

Kjo pasi këtë sezon, European Sports Media (ESM),  ka futur një risi në rregulla.

Nëse dy lojtarë shënojnë të njëjtin numër golash ose kanë numrin e njëjtë me pikë, atëherë fitues do të jetë ai që ka luajtur më pak minuta për të arritur këtë.

Polaku shënoi 34 herë në 2.761 minuta, ndërsa Ronaldo ka arritur 30 gola për 2,649 minuta deri tani.

Me këtë minuta, Ronaldos i duhen katër gola në më pak se dy ndeshje për të dalur i pari, ose të shënojë më shumë se katër.

Ndërkohë, Ciro Immobile ka shënuar 30 gola, por në 2,816 minuta, dhe gjithashtu atij i duhen pesë të tjera për të kapërcyer Lewandowskin.

Katër ndeshjet e fundit të Juventusit janë kundër Udineses, Sampdorias, Cagliarit dhe Romës, ndërsa Lazio do të përballet me Cagliarit, Hellas Veronan, Brescian dhe Napolin.

Ronaldo është në top formë pas rikthimit të futbollit pas bllokimit nga COVID-19, ku ka regjistruar nëntë gola në tetë ndeshje në kampionat.

Asgjë, pra, nuk është e pamundur për ish-sulmuesin e Real Madridit, pasi ai tashmë është në ndjeke të Këpucës së Artë të pestë në karrierë – pasi ai e ka fituar në sezonet 2007/08, 2010/11, 2013/14 dhe 2014/15.

Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat