Immobile ia siguron Lazios fitoren ndaj Cagliarit dhe e kalon Ronaldon

Futboll

Immobile ia siguron Lazios fitoren ndaj Cagliarit dhe e kalon Ronaldon

Më: 23 korrik 2020 Në ora: 23:53
Immobile dhe Ronaldo

Lazio është rikthyer te fitorja pas disa rezultateve të dobëta në ndeshjet e fundit, duke e mposhtur 2-1 Cagliarin të enjten.

Vendasit humbën në pjesën e parë, por kthyen rezultatin në sfidën e dytë në Stadiumin Olimpik.

Pjesa e parë u mbyll me fitoren e miqve. Ata shënuan me anë të Simeones në minutën e 45′. Futbollisti mik shfrytëzoi një përgjumje të mbrojtjes vendase dhe çoi topin në rrjetë. Strakosha mund të bënte diçka më mirë, pavarësisht devijimit të topit.

Pjesa e dytë nisi me ritëm tjetër dhe direkt me furinë e Lazios. Milinkovic-Savic shënoi një supergol në minutën e 52′ duke shpalosur të gjithë klasin e tij, ndërsa Ciro Immobile mendoi për t’i vendosur vulën ndeshjes në 2-1.

Ai e shënoi golin e 31-të personal këtë sezon dhe ia dhuroi Lazios tri pikë të plota.

Falë këtij goli, Immobile e kalon Cristiano Ronaldon e Juventusit në garën për golashënuesin më të mirë në Serie A këtë sezon, i cili i ka 30 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat