Dortmund gati të shesë talentin, United bën ofertën e parë

Futboll

Dortmund gati të shesë talentin, United bën ofertën e parë

Më: 24 korrik 2020 Në ora: 09:39
Jadon Sancho

Skuadra e Borussia Dortmund është gati të shesë këtë verë sulmuesin e saj Jadon Sancho. Kërkesat dhe ofertat e mira në adresë të 20-vjeçarit nuk mungojnë, ndaj duket se ky është momenti i duhur për të thënë lamtumirë.

Borussia mendon se ky është momenti për të shitur Sancho, që është në pikun e tij për sa i përket vlerës së tij në treg. Problem është shuma që do paguhet për lojtarin britanik, i ardhur 3 sezone më parë në Gjermani.

Sipas së përditshmes britanike “Indipendent”, skuadra e Manchester United është e para që ka bërë një ofertë për sulmuesin, 55 milionë stërlina. Një shumë që është disi larg kërkesës së Dortmund, që synon të arkëtojë 80 milionë stërlina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat