Messi te Interi?

Futboll

Messi te Interi?

Më: 24 korrik 2020 Në ora: 12:50
Messi te Interi?

Sa herë që në media përmendet emri i Messit gjatë këtyre muajve të fundit ka të bëjë me ndonjë rekord të ri të vendosur nga ylli argjentinas ose me merkaton dhe me një largim të mundshëm të 6-herë fituesit të Topit të Artë nga Barcelona.

Diçka e tillë ka ndodhur edhe në momentin që në media është thënë se babai i Messit, Jorge do të zbarkonte në Milano pasi kishte blerë shtëpi në kryeqëndrën e Lombardisë.

Përveç se për blerjen e shtëpisë mediat kanë aluduar se mbrritja në Milano e Jorge Messit do të bëhej për të diskutuar nga afër me drejtuesit e Interit për kalimin e djalit të tij te skuadra zikaltër në merkaton e kësaj vere.

Në muajt e fundit emri i Messit është përmendur shpesh për një transferim të mundshëm te Interi. Por menjëherë pas këtyre lajmeve ka ardhur edhe përgënjeshtrimi. Agjenti i Messit i ka quajtur “false” këto lajme duke nënvizuar se ylli i Barcelonës po shijon javën e pushimeve që u ka dhënë trajneri Setien para ndeshjes së 8 gushtit ndaj Napolit në Champions.

Për momentin Messi ndodhet në Ibiza me bashkëshorten e tij, fëmijët dhe miqtë e tij Luis Suarez dhe Pepe Costa dhe me familjet respektive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat