Gattuso vendos përfundimisht për mbrojtësin shqiptar

Futboll

Gattuso vendos përfundimisht për mbrojtësin shqiptar

Më: 25 korrik 2020 Në ora: 14:00
Genaro Gattuso

Ulja në pankinë e Genaro Gattuso ndryshoi sezonin e Napolit, por edhe perspektivën e Elseid Hysaj. Kapiteni i kombëtares shqiptare ishte shumë pranë largimit nga skuadra napolitane, ndërsa tani rinovimi i kontratës duket një fakt i kryer. Mediat italiane vazhdojnë të rrisin kuotat për qëndrimin e mbrojtësit. Sipas tyre, palët po diskutojnë për zgjatjen e kontratës, me kërkesë të vetë Gattuso.

Hysaj me anë të menaxherit të tij kërkon përmirësime të ndjeshme në kushtet financiare dhe për momentin është ky detaji që vonon marrëvshjen, por që nuk rrezikon ta prishë atë. Kjo edhe për faktin që futbollisti shqiptar kërkon të vijojë karrierën me Napolin. Kjo konfirmohet edhe nga daljet e fundit mediatike, ku Hysaj nuk i ka kursyer elozhet për trajnerin e tij. Edhe deklaratat e menaxherit të lojtarit, Mario Guiffredi kanë ndryshuar kryekëpyt në tone dhe përmbajtje nga ato të disa muajve më parë, kur largimi i Elseid Hysaj dukej një fakt I kryer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat