Florian Loshaj është lojtari i parë i kombëtares së Kosovës që fiton trofe këtë sezon - mbrëmë fitoi Kupën e Polonisë

Futboll

Florian Loshaj është lojtari i parë i kombëtares së Kosovës që fiton trofe këtë sezon - mbrëmë fitoi Kupën e Polonisë

Nga: F. B. Më: 25 korrik 2020 Në ora: 14:15
Florian Loshaj

Skuadra e mesfushorit Florian Loshaj pjesë e përfaqësueses së Kosovës në futboll , Cracovia, ka arritur të shënojë fitore 3:2, pas një drame që zgjati 120 minuta, pasi ndeshja në kohën e rregullt ka përfunduar në barazim 2:2 dhe fitorja u arrit vetëm në vazhdime, duke e bërë Cracovian skuadrën fituese të Kupsë ndërsa futbollistin kosovar- futbollistin e parë të Kosovës fitues të Kupës së Polonisë.

Ndeshja nuk nisi mirë për skuadrën Cracovia, e cila e pa veten në disavantazh vetëm pas 20 minutave lojë, kur Omran Haydary shënoi për 0:1.

Më pas Cracovia sikur mori vetën dhe barazimi erdhi në minutën e 65’, kur Pelle van Amersfoort barazoi në 1:1.

Kur të gjithë kanë pritur që ndeshja të përfundoi me këtë rezultat dhe do ketë vazhdime, 5 minuta para fundit, Lechia Gdansk shënoi për 1:2, duke bërë që të gjithë të mendojnë se trofeu do të shkojë te ata

Mirëpo kështu nuk menduan kolegët e Florian Loshajt që sulmuan dhe krijuan mundësi barazimi, por nga të gjitha këto vetëm një u realizua përmes David Jablonsky që u shfaq në skenë në minutën e 88’, për të barazuar në 2:2.

Loshaj ka treguar një lojë shumë të mirë, duke ndihmuar si në stopimin e sulmeve të kundlrshgarit po ashtu edhe në bartjen e lojës dhe ndërtimin e sulmeve për skuadrën e vetë.

Florian Loshaj futbollisti i përfaqësuesit të Kosovës edhe për vazhdime iu besua dirigjimi i lojës nga futbollisti 'dardan' mesfushor Florian Loshaj, që sikur në ndeshjet e shkuara përfshirë gjysëmfinalet e Kupës dhe ndehsejt kampionale me plotë sukses ka kryer detyrat e parashtruara nga trajneri.

Florian Loshaj ka luajtur deri në minutën e 113’, ndërkohë që fitoren skuadrës Cracovia ia siguroi në minutën 117  Mateus Wdowiak.

Ky gol doli të ishte edhe i fitores dhe ai që i solli Kupën e Polonisë skuadrës së Loshaj dhe duke bërë Loshajn fitues të Kupës së Polonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat