Mbappe shmang më të keqen, por mbetet në dyshim për ndeshjen ndaj Atalanta

Futboll

Mbappe shmang më të keqen, por mbetet në dyshim për ndeshjen ndaj Atalanta

Më: 25 korrik 2020 Në ora: 15:31
Kylian Mbappe

Po qarkullojnë të rejat e para lidhur me dëmtimin e Kylian Mbappe.

Finalja e Kupës së Francës nuk shkoi më së miri për Kylian Mbappe, yllin që u obligua të linte fushën e blertë qysh pas 33 minutave lojë.

Një ndërhyrje e ashpër ndaj Mbappe bëri që lojtari të shihet pas ndeshjes teksa ecte me ndihmën e patericave.

Së fundmi, raportimet nga Franca thonë se Mbappe ka shmangur dëmtimin më të keq të mundshëm, duke mos pasur dëmtim serioz në kyç.

Megjithatë, thuhet se lojtari vazhdon të jetë akoma në dyshim për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Atalanta.

Fituesi i Kupës së Botës me Francën do të ketë kohë deri më 12 gusht që të rikuperohet për këtë ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat