Rashica, sërish nën radarin e Dortmundit

Futboll

Rashica, sërish nën radarin e Dortmundit

Më: 25 korrik 2020 Në ora: 16:46
Milot Rashica

Gjiganti i Bundesligës, Borussia Dortmund, e ka kthyer sërish interesimin për Milot Rashicën, të cilin mendon ta transferojë si zëvendësues të Jadon Sanchos gjatë afatit kalimtar të verës.

Gjatë afatit kalimtar të verës së kaluar dhe gjatë afatit kalimtar të janarit, mediumet e ndryshme gjermane raportonin se Borussia Dortmund po e monitoron situatën e ylli kosovar, Milot Rashicës.

Sulmuesi 24-vjeçar i Werder Bremenin, i cili luan edhe si sulmues anësor e edhe si qendërsulmues, tani raportohet të jetë kthyer sërish në radarin e gjigantit të Bundesligës.

Megjithatë, gazeta britanike, Telegraph, raporton se Dortmundi do të duhet ta shesë fillimisht Jadon Sanchon – 20-vjeçarin i cili po kërkohet nga Manchester Unitedi – para se ta transferojë Rashicën në skuadër.

Dortmundi raportohet të jetë duke u përballur me probleme financiare dhe shitja e Sanchos do t’i ndihmonte klubit në këtë aspekt, veçanërisht nëse Dortmundit i plotësisht kërkesa për 120 milionë euro për anglezin.

Pas një shitjeje potenciale të Sanchos, Dortmundi e sheh si opsion të përsosur Rashicën për ta zëvendësuar anglezin, veçanërisht pasi që për transferimin e Rashicës nuk do të ketë nevojë të shpenzojë shumë të madhe parash.

Përveç Dortmundit, për Rashicën ka shprehur interesim të madh gjatë këtij afati kalimtar të verës RB Leipzigu, ndërsa është raportuar për interesim edhe nga disa klube të Italisë dhe të Anglisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat