Agim Ademi: Turneu për Fadil Vokrrin do të jetë prestigjioz dhe ndërkombëtar

Futboll

Agim Ademi: Turneu për Fadil Vokrrin do të jetë prestigjioz dhe ndërkombëtar

Më: 25 korrik 2020 Në ora: 16:46
Agim Ademi: Turneu për Fadil Vokrrin do të jetë prestigjioz dhe ndërkombëtar

Në shënim të ditëlindjes së Legjendës së futbollit mbarëkombëtar, Fadil Vokrri, në stadiumin që e bartë emrin e tij është zhvilluar ndeshja revyale ndërmjet ekipit të Veteranëve dhe ekipit të Estradës.

Në fushën e gjelbër u paraqitën emra të njohur të futbollit dhe të estradës, duke e nderuar kësisoj figurën e ish-presidentit të FFK-së, i cili dy vite më parë u nda nga jeta, shkruan Olle.

Për shkak të situatës me pandeminë numri i pjesëmarrësve në këtë aktivitet ishte i kufizuar, teksa të pranishëm ishin edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi si dhe familjarë e miq të Legjendës.

“FFK e ka bërë këtë turnir dhe në kalendar të garave e kemi turneun Fadil Vokrri. Ky turne do të jetë i përvjetshëm dhe do të jetë një format tjetër, por shkaku i pandemisë e kemi bërë në këtë format”, u shpreh Ademi.

“E kemi zgjedhur këtë format sepse disa prej veteranëve kanë luajtur me Vokrrin, ndërsa ishte edhe estrada sepse Fadili ishte një artist i fushës së futbollit dhe ishte futbollisti artist në skenë”.

“FFK do ta kujtojë gjithmonë Vokrrin me një turne më prestigjioz, i cili do të bëhet edhe ndërkombëtar. Këtë vit e bëmë kështu për ta festuar ditëlindjen e tij dhe për t’i thënë atje lart që do ta kujtojmë gjithmonë me mall dhe me shumë respekt Fadilin”, shtoi kreu i FFK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat