Dajaku mund të largohet nga Bayern Munich, dy klube të njohura pas tij

Futboll

Dajaku mund të largohet nga Bayern Munich, dy klube të njohura pas tij

Më: 25 korrik 2020 Në ora: 18:30
Leon Dajaku

Leon Dajaku mund të largohet nga skuadra gjigante e Bayern Munich, pasi u shpall kampion me këta të fundit.  

Për sulmuesin kosovar janë të interesuara disa skuadra evropiane, sipas mediumit gjerman ‘Sport’.

Por Bayern Munich nuk dëshiron ta humbas lojtarin dhe për këtë po punon për një huazim të tij, që të fitojë përvojë.

St.Gallen dhe  FC Utrecht, thuhet se janë të interesuar për Dajakun.

Sulmuesi shqiptar bëri 29 paraqitje edicionin e kaluar dhe shënoi katër gola për Bayern Munich II, ndërsa në ekipin e parë i ka zhvilluar dy ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat