Drejtori i Interit, Marotta flet për mundësinë e transferimit të Messit

Futboll

Drejtori i Interit, Marotta flet për mundësinë e transferimit të Messit

Më: 25 korrik 2020 Në ora: 20:09
“Është fantazi e futbollit”, u përgjigj fillimisht Marotta për Sky Sport Italia.

Drejtori i Interit, Beppe Marotta ka folur rreth thashethemeve të fundit që po e lidhin klubin italian me një transferim të yllit të Barcelonës, Lionel Messi.

Emri i kapitenit të Barcelonës ka qenë shumë i përfolur ditëve të fundit për një largim të tij nga Camp Nou.

Ai është lidhur me një transferim të Serie A te skuadra e Interit, pasi raportohej se babai i tij ka blerë një shtëpi në Milano.

Megjithatë, zërat për një transferim të Messit në Giuseppe Meazza janë mohuar tashmë nga drejtuesit e Nerazzurrëve.

Është drejtori i përgjithshëm i Interit, Marotta, i cili këto zëra i ka cilësuar si fantazi e futbollit.

“Është fantazi e futbollit”, u përgjigj fillimisht Marotta për Sky Sport Italia.

“Ai sigurisht nuk është një nga objektivat tona dhe unë mendoj se është i interesuar të vazhdojë karrierën futbollistike në Barcelona”, përfundoi italiani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat