Hysaj: Nuk mund të gabojmë kundër Barcelonës

Futboll

Hysaj: Nuk mund të gabojmë kundër Barcelonës

Më: 26 korrik 2020 Në ora: 08:52
Elseid Hysaj

Elseid Hysaj ka filluar të mendojë për ndeshjen kundër Barcelonës.

Mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë, i cili aktivizohet me Napoli, Elseid Hysaj, ka dhënë disa komente lidhur me ndeshjen që e pret skuadrën e tij në Ligën e Kampionëve.

Napoli do të kenë punë me skuadrën e Barcelonës, kur në ‘Camp Nou’ luajnë ndeshjen e kthimit.

Para kësaj ndeshje, Hysaj thotë se skuadra e tij nuk ka hapësira për të gabuar, pasur parasysh kundërshtarin.

“Ne kemi bërë gabime, por për fat aty ishte VAR për të treguar se ata ishin në pozitë jashtë loje. Por, ne duhet të përmirësohemi dhe të mos gabojmë kështu”, ka thënë Hysaj.

“Barcelona luan ngjashëm me Sassuolo, por dukshëm me më shumë kualitet, kështu që ne duhet të jemi më të kujdeshëm në detajet, kur ata t’i kemi përballë në Ligën e Kampionëve”, ishin fjalët e shqiptarit.

Hysaj ka rigjetur formën e tij nën urdhrat e Gennaro Gattuso. Testi kundër Barcelonës do të jetë i rëndësishëm për të.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat