Sanchez duhet të pranojë zbritje page, nëse dëshiron të qëndrojë në Inter

Futboll

Sanchez duhet të pranojë zbritje page, nëse dëshiron të qëndrojë në Inter

Më: 26 korrik 2020 Në ora: 14:25
Sanchez

Interi ka vendosur të blejë në mënyrë përfundimtare Alexis Sanchez. Kiliani ka bërë mirë në ndeshjet e fundit dhe pas dëmtimit po tregon vlerat e tij.

Ai shënoi dhe në ndeshjen e fituar ndaj Genoas me rezultatin 0-3.

Trajneri Antonio Conte e pëlqen jo pak futbollistin dhe u ka komunikuar drejtuesve të klubit të nisin negociatat për të.

Manchester United e shet pa problem sepse nuk e ka në plane dhe do të shpëtojë nga rroga e tij faraonike.

Zikaltrit nga krahu tjetër nuk janë në gjendje të paguajnë rrogën e tij aktuale, pasi po paguajnë vetëm gjysmën.

Kiliani duhet të sakrifikojë nga të ardhurat e tij për të qëndruar në Serie A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat