Benfica afër transferimit të sulmuesit të PSG-së Edinson Cavani - Bota Sot
Benfica afër transferimit të sulmuesit të PSG-së Edinson Cavani

Futboll

Benfica afër transferimit të sulmuesit të PSG-së Edinson Cavani

Më: 27 korrik 2020 Në ora: 10:56
Edinson Cavani

Sipas “Todo Fichajes”, po përflitet se futbollisti uruguajan, Edinson Cavani, gjatë afatit kalimtar veror do të kalojë në skuadrën e Benficas, në Portugali.

Emri i sulmuesit të Paris Saint-Germainit u spekulua si shënjestër e Leeds United pas rikthimit në Ligën Premier, mirëpo ky transferim duket se nuk do të ndodhë.

Në bazë të këtij raportimi, uruguaiani e ka pranuar ofertën e klubit portugez dhe kanë mbetur të zgjidhen vetëm disa detaje para se të ndodhë kalimi në Lisbonë.

Besohet se 33-vjeçari do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me Benfican, ndërsa marrëveshja mund të arrihet gjatë kësaj jave.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat