Kjo është paga që Fenerbahce e Muriqit po ia ofron Xherdan Shaqirit

Futboll

Kjo është paga që Fenerbahce e Muriqit po ia ofron Xherdan Shaqirit

Më: 27 korrik 2020 Në ora: 11:01
Shaqiri

Fenerbahce, gjiganti turk për të cilin luan ylli kosovar Vedat Muriqi, i ka ofruar Xherdan Shaqirit kontratë trevjeçare me pagë vjetore prej tre milionë eurove.

E ardhmja e Xherdan Shaqirit në Liverpool është vënë në dyshim gjatë këtij sezoni, shkaku i mungesës së minutave në fushën e blertë për të, pasi që përfaqësuesi zviceran me origjinë nga Kosova nuk po gjen dot vend në formacionin e parë të Jurgen Kloppi.

Shaqiri i ka zhvilluar vetëm 11 ndeshje në fanellën e Liverpoolit tërë sezonin 2019/20, por e fitoi titullin në Premierligë ditë më parë duke ia shtuar edhe një medalje koleksionit të vet të çmuar.

Tani, dy vjet pas transferimit në Anfield nga Stoke City, Shaqiri raportohet se mund ta nisë një tjetër sfidë në karrierën e tij, pasi në të kaluarën kishte fituar tituj edhe me Bayern Munichun.

Ai ka kontratë me të kuqtë deri më 2023, por mund të shitet këtë verë, veçanërisht nëse vjen ndonjë ofertë e kënaqshme për klubit nga Merseyside.

Mediat turke raportojnë se gjiganti i Superligës Fenerbahce është i gatshëm ta bëjë shqiptarin lojtarin më të paguar ne klub, duke i ofruar pagë 3 milionë euro në vit në një marrëveshje trevjeçare.

Nëse kalimi i tij në Fener realizohet, atëherë Shaqiri do t’i bashkohej Vedat Muriqit në klub, sulmuesit të Kombëtares së Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat