Dortmund refuzon ofertën 98 milionëshe të Man Utd për Jadon Sancho

Futboll

Dortmund refuzon ofertën 98 milionëshe të Man Utd për Jadon Sancho

Më: 27 korrik 2020 Në ora: 13:24
Jadon Sancho

Borussia Dortmund ka refuzuar ofertën e parë për Jadon Sancho.

Raportime të ‘Bild’ bëjnë të ditur se Borussia Dortmund tashmë ka refuzuar ofertën e parë për yllin anglez, Jadon Sancho.

Sancho lidhet me një transferim të mundshëm në Premierligë, me skuadrën e Manchester United si favorite për kartonin e tij.

‘Djajtë e kuq’ thuhet të kenë nisur ofertën e parë drejt ‘Signal Iduna Park’, por kjo ofertë është refuzuar.

United kanë ofruar 98 milionë euro për Jadon Sancho, gjithnjë sipas raportimeve të ‘Bild’.

Kjo ofertë është refuzuar nga krerët e skuadrës së Dortmund, të cilët thuhet se kërkojnë 120 milionë euro.

Mbetet të shihet nëse United do të përgatis një ofertë të dytë e cila do të ishte më atraktive për BVB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat