Oscar dëshiron të mbrojë ngjyrat e Kinës

Futboll

Oscar dëshiron të mbrojë ngjyrat e Kinës

Më: 27 korrik 2020 Në ora: 14:37
Oscar dëshiron të mbrojë ngjyrat e Kinës

Ylli brazilian, Oscar, dëshiron të përfaqësojë kombëtaren e Kinës në futboll.

Dikur nga yjet më premtues në futbollin brazilian, Oscar bënte bujë të madhe duke siguruar edhe një transferim te skuadra e Chelsea.

Me paraqitjet e tij ai siguronte një vend edhe në kombëtaren e Brazilit, ku ishte i rregullt një kohë.

Por, paratë e shumta nga Kina bënë që ai të hiqte dorë nga futbolli evropian për të kaluar në Superligën e Kinës, ku edhe aktivizohet aktualisht.

Niveli i ulët atje ka bërë që lojtari të humb vendin në kombëtare, kurse ai tashmë dëshiron të përfaqësojë Kinën.

“Sigurisht, unë mund të mendojë për atë sepse është e vështirë të shkojë në kombëtaren e Brazilit tani që jam këtu, por në Kinë, të gjithë e dinë sa i mirë jam”, ka thënë Oscar.

“Kombëtarja e Kinës ka nevojë për një mesfushor të mirë, kështu që mendoj se mund t’i ndihmojë ata me këtë. Më pëlqen Kina”, ka thënë mes tjerash ish mesfushori i Chelsea.

Oscat dikur deklaronte se më me qejf fiton para në Kinë, sesa të bëhet kampion bote me Brazilin dhe më pas të vuajë nga varfëria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat