Manchester United hynë në garë për James

Futboll

Manchester United hynë në garë për James

Më: 27 korrik 2020 Në ora: 19:22
James Rodriguez

E ardhmja e James Rodriguez duket se do të jetë jashtë Real Madridit dhe Manchester United është në garë për të nënshkruar me të

Tashmë është e qartë që Zinedine Zidane nuk e ka në planet e tij kolumbianin me kampionët spanjoll të cilët i kanë thënë atij që të gjej një klub të ri që do t’i ofronte më shumë minuta lojë.

Një numër i madh klubesh janë të interesuar për të nënshkruar me lojtarin, por paga e tij prej tetë milionë eurosh bën që pak klube ta përballojnë atë.

Por, sipas Daily Express, Manchester United ka planifikuar një takim me përfaqësuesin e James, Jorge Mendes në javët e ardhshme pas përfundimit të sezonit në Premier Ligë.

Raportohet se skuadra angleze ka bërë jnë ofertë fillestare për 25 milionë euro te Rel Madridi.

Pavarësisht se ka edhe një vit kontratë, James po shikon të largohet nga Real Madridi këtë verë. Ai preferon që të transferohet ose në Premier Ligë ose në Serie A.

Përveç Manchesterit, në garë serioze për ta marrë atë mbetet edhe Atletico Madrid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat