Transferimet dhe largimet që dëshiron t’i bëjë Zidane te Real Madridi: Upamecano, Camavinga dhe disa lojtarë në listën e francezit

Futboll

Transferimet dhe largimet që dëshiron t’i bëjë Zidane te Real Madridi: Upamecano, Camavinga dhe disa lojtarë në listën e francezit

Më: 27 korrik 2020 Në ora: 19:59

Pasi fituan La Ligën me një garë të ashpër nga Barcelona, Real Madridi ka filluar të mendojë për transferimet e reja për edicionin 2020/21.

Por, Zinedine Zidane do t’i largojë fillimisht disa lojtarë, e më paq të fokusohet në prurjet e reja.

Zizou ka nën shënjestër disa largime nga Los Blancos, shkaku që raportet me ta tashmë kanë prekur fundin.

Le të rikthehemi te transferimet. Real Madridi është duke punuar në transferimin e lojtarëve si, Dayot Upamecano i Rasenball Sport Leipzig, Donny van de Beek i Ajaxit, Paul Pogba nga Manchester United dhe Eduardo Camavinga i Rennes.

Në anën tjetër, tashmë janë bërë të ditur se kush mund të largohet nga Real Madadridi dhe lista nuk është e shkurtër.

Nga madrilenët është larguar Achraf Hakimi, gjersa rrugën e tij mund të ndjekin lojtarët si, Gareth Bale, James Rodriguez, Alavaro Odriozola, Sergio Reguilon, Luka Modric, Renieri Jesus, Brahim Diaz, Mariano Diaz e Dani Ceballos.

Nga largimet e këtyre, madrilenët do të shpresojnë që të transferojnë disa nga shënjestrat e tyre.

Më poshtë mund të shikoni se si mund të luajë Real Madridi në edicioni 2020/21 me vetëm disa ndryshime të vogla me lojtarët që tashmë i kanë në skuadër.

Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat