Willian largohet nga Chelsea, nënshkruan me rivalin e madh nga Premierliga

Futboll

Willian largohet nga Chelsea, nënshkruan me rivalin e madh nga Premierliga

Më: 28 korrik 2020 Në ora: 08:57
Willian

Willian pritet të largohet nga Chelsea.

Chelsea pret qw Willian të transferohet në Arsenal si futbollist i lirë pas përfundimit të këtij sezoni, sipas të përditshmes britanike The Guardian.

31 vjeçari do të jetë futbollist i lirë në gusht dhe ende nuk ka pranuar ofertën e Blues për vazhdimin e kontratës në Stamford Bridge.

Chelsea i ka ofruar brazilianit kontratë të re dyvjeçare.

Mirëpo, ish ylli i Shakhtar Donetsk refuzon nënshkrimin e saj duke i krijuar Arsenalit mundësinë për angazhimin e tij gjatë afatit kalimtar të verës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat