Ferguson: Klopp me zgjoi në 3:30, por...

Futboll

Ferguson: Klopp me zgjoi në 3:30, por...

Më: 28 korrik 2020 Në ora: 12:38
Ferguson: Klopp me zgjoi në 3:30, por...

Legjenda e Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka vendosur ta falë trajnerin e Liverpoolit, Jurgen Klopp, për zgjimin që i bëri në orë 3:30 të mëngjesit pasi “The Reds” fituan matematikisht titullin kampion në Angli pas 30 vitesh pritje. Pikërisht për këtë arritje Klopp u votua si trajneri më i mirë i vitit nga Shoqata e Trajnereve në Angli. Ferguson, fitues i pesëfishtë i këtij çmimi individual, e uroi Kloppin për këtë sukses, ndërsa zbuloi bisedën në telefon që kishte pasur në orët e para të mëngjesit me gjermanin.

“Jurgen, jeni fantastik. Ne flasim për Leedsin që ka qëndruar për 16 vjet në Championship, por Liverpooli ka pritur 30 vjet për të fituar kampionatin. Është e jashtëzakonshme”, – tregoi ish-menaxheri i Manchester United për Sky Sports News nga biseda me Klopp.

“E merituat plotësisht, niveli i performancës së ekipit tuaj ishte i jashtëzakonshëm. Personaliteti juaj u reflektua në të gjithë klubin. Ishte një shfaqje e mrekullueshme. Do t’ju fal që më zgjuat në orën 3.30 të mëngjesit për të më thënë që keni fituar ligën! Faleminderit, por sidoqoftë, ju e merituat plotësisht. Ju lumtë!

Liverpooli e mbylli kampionatin me 99 pikë, 18 më shumë se Manchester City.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat