Alarm te Real Madridi

Futboll

Alarm te Real Madridi

Më: 28 korrik 2020 Në ora: 14:56
Alarm te Real Madridi

Alarm te Real Madridi, në prag të ndeshjeve të Ligës së Kampionëve.

Një futbollist i të bardhëve ka rezultuar me Covid-19, duke e prishur disi atmosferën e titullit kampion, por edhe shqetësuar bashkëlojtarët e tij, me të cilët ka pasur kontakte.

Fjala është për Mariano Díaz, i cili rezultuar pozitiv në testet e kryera dhe aktualisht është izoluar nga pjesa tjetër e skuadrës. Sipas protokolleve përkëtëse mjekësore, futbollisti duhet të mbetet në karantinë derisa të konfirmohet i shëruar përmes dy tamponëve radhazi. Ai nuk është stërvitur sot me shokët e skuadrës.

Duke pasur parasysh afatet kohore të daljes nga karantina në kësi rastesh, sulmuesi në fjalë pritet ta humbasë ndeshjen e kthimit të 1-8 finale kundër Manchester City, në Champions. 26-vjeçari, ashtu si pjesa tjetër e skuadrës së bardhë, ka shijuar disa ditë pushimi pas sigurimit të titullit në La Liga. Pas kthimit nga ato pushime të shkurtëra, klubi kreu testime për koronavirus te lojtarët dhe Mariano rezultoi pozitiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat