Zapata, synimi kryesor i Juventusit për sulmin

Futboll

Zapata, synimi kryesor i Juventusit për sulmin

Më: 28 korrik 2020 Në ora: 18:08
Zapata

Synimi kryesor i Juventusit për sulmin është ylli i Atalantas, Duvan Zapata, sipas Corriere dello Sport.

Oferta e parë prej 30 milionë euro, plus kartonin e Mattia Perin, është konsideruar e pamjaftueshme, por Juventus nuk ka ndërmend të heqë dorë dhe në javët e ardhshme mund të bëjë një ofertë të re.

Në rast se blerja e Zapatas dështon, atëherë kampioni italian i ka disa opsione të tjera.

Arek Milik mbetet një nga kandidatët, por edhe në këtë rast duhen bërë llogaritë me klubin e lojtarit, Napoli-n.

Presidenti De Laurentiis, në fakt, nuk ka ndërmend të pranojë më pak se 50 milionë euro.

Emri tjetër në listën e bardhezinjve është ai i Raul Jimenez i Wolves, por që kushton 80 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat