Derbi në Serie A: Inter – Napoli, formacionet zyrtare

Futboll

Derbi në Serie A: Inter – Napoli, formacionet zyrtare

Më: 28 korrik 2020 Në ora: 20:50
Inter – Napoli

Derbi i javës së 37-të në Serie A do të jetë ai në mes të Interi dhe Napolit.

Të dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare për takimin që fillon në ora 21:45 në Giuseppe Meazza.

Për këtë sfidë kaq të rëndësishme, Nerazzurët do të jenë pa Stefano Sensin, Mattias Vecinon, që janë të lënduar, ndërsa Gagliardini ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

Në anën tjetër, Napoli do të jetë pa Fernando Llorenten dhe Kostas Manolas që po ashtu janë të lënduar, gjersa Dries Mertens ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

Formacioni shartues i Interit: Handanovic; D’Ambrosio, De Vrij, Bastoni; Candreva, Barella, Brozovic, Biraghi; Borja Valero; Alexis Sanchez, Lukaku.

Formacioni shartues i Napolit: Meret; Hysaj, Maksimovic, Koulibaly, Mario Rui; Elmas, Demme, Zielinski; Politano, Milik, Insigne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat