“Personaliteti i Ibras, vendimtar për Milanin”

Futboll

“Personaliteti i Ibras, vendimtar për Milanin”

Më: 28 korrik 2020 Në ora: 21:18
Zlatan Ibrahimovic

Zlatan Ibrahimovic ka bërë një ndikim të madh te Milan, si jashtë ashtu edhe brenda fushës, që nga koha kur i është bashkuar skuadrës në afatin kalimtar të janarit, sipas trajnerit Stefano Pioli.

Ish reprezentuesi i Suedisë ka shënuar tetë gola në 18 paraqitje që nga rikthimi në Serie A.

“Ibra na ka përmirësuar neve në shumë mënyra në fushë, duke na dhënë zgjidhjet që ne nuk i kishim më parë”, ka deklaruar Pioli.

“Ai ka një prezencë të rëndësishme, si fizikisht ashtu edhe teknikisht, duke krijuar shumë hapësira për shokët e skuadrës”.

“Sa i përket personalitetit dhe karakterit të tij, ai ishte padyshim vendimtar”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat